Zjarrfikësi tregon për intervenimin në spitalin modular të Tetovës: Prioritet i yni ishte t’i nxjerrim pacientët më shpejtë

Uka Aliti nga Njësiti Zjarrfikës i Tetovës ka thënë se derisa kanë intervenuar mbrëmë në spitalin modular të Tetovës, prioritet e kanë pasur largimin e pacientëve nga objekti, derisa ka shtuar se nuk janë në dijeni nëse spitali ka sistem kundër zjarrit.

Ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ku ishte kapluar nga zjarri kanë arritur për 5 minuta por nuk e dinë numrin e personave të cilët kanë arritur t’i largojnë nga objekti.

“Prioritet i ynë ishte që njerëzit si pacientët të cilët trajtoheshin në atë spital t’i nxjerrim sa më shpejtë. Numrin e saktë nuk mund ta them dhe nuk mund ta di meqenëse secili zjarrfikës i cili ishte në detyrë dhe që kryente obligimet e tij mundoheshim sa më shumë të nxjerrim, numrin e saktë nuk mund ta di”, ka thënë ai.

Aliti ka bërë të ditur se gjatë operacionit në ndihmë u kanë dalur edhe mjekë e infermierë dhe qytetarë të cilët ishin përreth vendit të ngjarjes.


“Ne për 4-5 minuta veç kemi arrit në vendin e ngjarjes pas paraqitjes së zjarrit, por vetëm një detonim kemi arrit ta dëgjojmë dhe atë mendoj nga rryma elektrike që ndodhi, ndërsa thuhet që ka pasur edhe një detonim tjetër nga ndonjë bombole e oksigjenit, por duke marrë parasysh që oksigjeni nuk është ndezës dhe nuk është i rrezikshëm, oksigjeni është vetëm si forcues derisa eksplodon bombola e oksigjenit, ajo është si forcues apo i jep fuqi zjarrit të përhapet. Mirëpo me intervenimin tonë në dy anët e objektit, meqenëse dy automjete kemi hyrë Brenda në hapësirat e spitalit dhe me një automjet faktikisht katër ekipe kemi qenë të formuara për këtë rast, kemi fut zjarrin nën kontroll shamë shpejtë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk kanë pasur kohë të shohin nëse spitali kishte pajisje të instaluara kundër zjarrit.

Mbrëmjen e së mërkurës spitali modular i Tetovës ku po trajtoheshin pacientët për Covid-19, u përfshi nga zjarri ku nga kjo ngjarje tragjike mbetën të vdekur dhjetëra persona dhe të tjerë u lënduan.

Autoritet janë duke punuar në identifikimin e viktimave ndërsa Tetova ka shpallur tre ditë zie për viktimat e këtij rasti tragjik.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: