Zjarret në Greqi, Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes

Zjarret në Greqi, Mehaj: Kosova e gatshme ta mbështes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, të cilit i ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit.


Mehaj ka shkruar nw Facebook se kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe më gjerë.

Lexo edhe

Video

error: