Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

Mbetet kritike situata e zjarreve në Shqipëri, veçanërisht në jug të vendit.

Në orët e fundit, situatat më shqetësuese ngelin zona e Karaburunit dhe ajo e Lunxhërisë në Gjirokastër, ku u shënua edhe viktima e parë.


Në Dukat, ushtria po tërhiqet nga vatrat aktive aty, për t’u shpërndarë në zona të tjera. Në Karaburun, zjarri vijon tashmë në pjesën e pasme të gadishullit.

Një përforcim i nevojshëm sipas burimeve po vjen nga Gjermania. Ndërhyrjet ajrore duken të domosdoshme në zonën e Gjirokastrës, ku situata më e vështirë paraqitet në fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku po merren masa për evakuimin e banorëve./A2

Lexo edhe

Video

error: