Zjarre edhe në Gjirokastër, tymi “pushton” qytetin

Zjarre edhe në Gjirokastër, tymi “pushton” qytetin

Një vatër e madhe zjarri është krijuar në fshatin Arshilengo në Lunxhëri. Tymi ka mbërritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit edhe në Shllak, ku rrezikohen banesat.

Banorët e Arshilengos gjithashtu kanë nisur të braktisin banesat, për t’i shpëtuar përparimit të flakëve, me ndihmën e Policisë.


Flakët po rrezikojnë seriozisht edhe stallat e kuajve të një biznesi privat të zonës, drejtuesit e të cilit kanë bërë thirrje për ndihmë, për të shpëtuar kafshët.

“Kemi nevojë për ndihmë! Një zjarr masiv po i afrohet zonës së stallave. Kush ka mundësi dhe është afër të ngjitet të na japë një dorë!”, lexohet në mesazhin e postuar në Facebook në llogarinë “Caravan Horse Riding Albania”./A2

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.