Zjarr në një fshat të Vushtrrisë, Policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një zonë e një fshati në Vushtrri është përfshirë sot nga zjarri.

Bëhet fjalë për fshatin Dobërllukë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Ai, ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Zaiti, ka treguar për KosovaPress se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

“Rreth orës 12:00, është  raportuar për zjarr në  fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Nga informatat e para  përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Njësitë relevante kanë  nisur hetimet për zjarrin”, ka thënë Zaiti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024