Zjarr në fshatin Novak të Prizrenit, digjen tri shtëpi
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të dielën rreth orës 19:25 është raportuar për një zjarr në fshatin Novak, të Komunës së Prizrenit. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë kanë dal në vend ngjarje prej nga janë informuar se pasi që kanë marrë zjarr shkurret në afërsi të shtëpive, zjarri fushor është pahapur dhe janë djegur edhe tri shtëpitë që gjendeshin aty afër.

“Të tre shtëpitë ishin të pabanuara dhe janë pronë e qytetarëve Serb/Kosovar, në përgjithësi ajo lagje është e pabanuar por në fshat ka disa banor Serb dhe Shqiptar. Në shuarjen e zjarrit fillimisht është angazhuar me cisternat e saj një kompani vendore e cila e ka bazën aty afër e më pas edhe zjarrfikësit. Zjarri është  arrit që të shuhet. Nga shikimi i parë duket se zjarri ka filluar në shkurre pak më larg shtëpive por duke marrë parasysh se lagjja në përgjithësi e edhe oborret e shtëpive janë të pabanuara, kanë pasur bimësi dhe shkurre të shumta e të thara për shkak të motit, andaj edhe zjarri është përhap shpejtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e stacionit dhe hetuesit nga Sektori Rajonal Hetimeve si dhe eproret e stacionit dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë.

“Për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar, presim raportin e ekspertëve të zjarrit që të  hpjegojnë se si ka ardhur dhe ku ka filluar zjarri. Rasti do të hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve nga DRP Prizren”, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024