Zhvillimet në Kosovë, Kurti takon O'Brien e Lajçak në Nju Jork
Lajme
Lexohet për: 1 min.
27.9.2024 ZKM (4)
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot në Nju Jork ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit James O’Brien dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, dialogun dhe bashkëpunimin rajonal para samitit të Procesit të Berlinit.

Kurti theksoi së Qeveria e Kosovës është e angazhuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.  

Ai shprehu përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit të barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të marrëveshjes bazike dhe aneksin e saj që duhet të zbatohet e plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024