Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Zhvillimet në futbollin shqiptar, UEFA do ta dërgojë një delegacion special në Shqipëri

Futbolli shqiptar është duke kaluar nëpër një periudhë të errët në ditët e fundit dhe kjo si pasojë e përpalsjes ndërmjet kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe presidentit të FSHF, Armand Dukës.

Situata shkoi aq larg sa në mbrëmjen e së hënës u sulmua me tritol shtëpia e të parit të FSHF-së, përcjellë KosovaPress.

Këto zhvillime nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA që ka reaguar duke shprehur shqetësim të madh rreth kësaj situate derisa ka ofruar mbështetje për presidentin e federatës Arman Duka.


“UEFA është thellësisht e shqetësuar me zhvillimet e fundit ne futbollin shqiptar, dhe shpreh mbështetjen e saj ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka”, thuhet në reagimin e UEFA-së.

“Gjate muajve të fundit, ka pasur disa raste të ndërhyrjeve politike në drejtimin e federatës shqiptare dhe në procesin e saj demokratik zgjedhor, duke shkelur kështu statutet e UEFA-së dhe kjo është qartësisht e paparanueshme”, vijon deklarata.

Po ashtu në këtë reagim UEFA  ka bërë të ditur se për shkak të kësaj situate të krijuar, shumë shpejtë një delegacion i UEFA-së do të zbarkojë në Shqipëri.

Lexo edhe

Video