Zhegrova ka një mesazh të fortë për lojtarët që e refuzojnë Kosovën – foto

Zhegrova ka një mesazh të fortë për lojtarët që e refuzojnë Kosovën – foto

Së fundmi kemi hasur në lajme të shumta ku futbollistë kosovarë kanë vendosur ta braktisin kombëtaren e tyre dhe t’i bashkohet asaj të Shqipërisë.

Po ashtu, ka pasur edhe futbollistë të cilët kanë refuzuar ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, vetëm për të luajtur për Zvicrën, Suedinë e së fundmi edhe Shqipërinë, përcjell KosovaPress.

Këto refuzime dhe braktisje tani kanë marrë bujën në vendin tonë, ku futbollistët që kanë bërë gjërat në fjalë po cilësohen tradhtarë dhe të pa besë.


Në lidhje me këto raste ka reaguar edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili në faqen zyrtare të tij në “Instagram” tregoi se si e kishte pranuar ftesën e kombëtares sonë.

Po ashtu, sulmuesi i skuadrës së Lille kishte edhe një mesazh të fortë për lojtarët që refuzojnë të luajnë për Kosovën.

“Vetëm nëse e do dhe e ndjen këtë shtet mund të luani. Unë jam 1000 herë më i mirë, madje nuk mund të krahasohem. Gjithë këta lojtarë nuk e pranojnë Kosovën, mua mu deshën vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim, sepse zemra ime rreh këtu, kështu që nëse nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij. Kjo është për të gjithë ata që mendojnë se janë dikushi”, shkruante Zhegrova.

Reagimin e Zhegrovës në “Instagram” e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video