Zhduket një vajzë në Podujevë

Zhduket një vajzë në Podujevë

Për më shumë se dy javë nuk dihet gjë për fatin e një vajze në Podujevë.

Nëna e saj ka raportuar në polici se vajza kishte dalë nga shtëpia në pasditen e 23 korrikut e që prej asaj kohe nuk dinë gjë për vendndodhjen e saj.


Ndërsa policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se për rastin kanë nisur hetimet.

“Podujevë, 23.07.2021-18:00. Me 11.08.201 një femër kosovare  ka raportuar se vajza e saj , viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

Lexo edhe

Video