“Zhduket” aktiviteti fizik te fëmijët, kërkohet reagim urgjent pasi rrezikojnë sëmundje të ndryshme
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dukuri tejet shqetësuese po konsiderohet të jetë rënia e interesimit për aktivitet fizik për fëmijët në shkolla fillore dhe të mesme dhe nga matjet antopometrike, të cilat i ka bërë Akademia Olimpike, ka rezultuar që fëmijët nuk bëjnë aktivitet fizik dhe janë të nivelit nën mesatar në këtë aspekt.

Adrian Telaku, kryetar i Federatës së Sportit Shkollor, ka thënë se gjendja në këtë drejtim është alarmante dhe se po provohet që kjo të përmirësohet sado pak përmes programeve të ndryshme sportive.

“Nga matjet antopometrike të cilat i ka bërë Akademia Olimpike, si rezultate kanë ardhur që fëmijët nuk bëjnë aktivitet fizik dhe janë të nivelit nën mesatar në aktivitete fizike. Kjo është dukuri shqetësuese, por nuk është se kemi pritur ndonjë rezultat tjetër për arsye se në vendin ku po jetojmë dhe më fëmijët që kemi punë çdo ditë e shohim që aktiviteti fizik mungon...Është alarmante, nuk është urgjente por alarmante, shumë alarmante. Praktikisht ne po mundohemi që përmes programit fëmijëve t’iu japim mundësi që të bëjnë aktivitete fizike, por ajo që është më e mira në këtë aspekt është që ky aktivitet nuk ka nevojë të paguhet”, ka thënë Telaku.

Gjendje të rëndë” këtë situatë e ka quajtur edhe tashmë ish-dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Musa Selimi. Ai ka kërkuar që të shtohet numri i orëve të Edukatës Fizike në shkollat fillore.

Që shtimi i orëve do të ndikonte pozitivisht në përmirësimin e kësaj situate e kanë thënë edhe nga Ministria e Sportit. Drejtori i Departamentit të Sporteve në këtë ministri, Ibër Alaj, ka thënë për KosovaPress, se dy orë të Edukatës Fizike në shkolla janë shumë pak.

Mosaktiviteti fizik, sipas Selimit, sjellë sëmundje dhe deformime të shumta te fëmijët.

Për mundësinë e rritjes së orëve të Edukatës Fizike në shkollat fillore, KosovaPress ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024