Zhduken 30 persona pas përmbytjeve që goditën Kinën jugperëndimore
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 30 persona janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën Kinën jugperëndimore, raportojnë sot mediat shtetërore.

Shiu i dendur që shkaktoi përmbytje të shpejta në rajonin Ya'an të qarkut Hanyuan të provincës Sichuan dëmtoi gjithashtu mbi 40 shtëpi, sipas CGTN.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në zonë dhe nisën përpjekjet për kërkimin e personave të zhdukur.

Më herët të shtunën, media lokale raportoi se të paktën 11 njerëz humbën jetën pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën veriperëndimore Shaanxi u shemb.

Ura e vendosur në qytetin Shangluo të qarkut Zhashui, u shemb rreth orës 20:40 me orën lokale (12:40 GMT) të premten për shkak të përmbytjeve. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024