Zgjodhi Kosovën para Amerikës, notari Adell Saboviq tregon arsyet
Lexohet për: 1 min.
saboviq-210724
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Notari amerikan i cili ka prejardhje nga Peja, është në mesin e nëntë sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris. Pjesëmarrja në olimpiadë, sipas notarit Adell Saboviq është rezultat i një punë shumëvjeçare.

Ai thotë se ndihet me fat që është në mesin e sportistëve më të mirë që do ta përfaqësojë Kosovën në këto lojëra.

Në një intervistë për KosovaPress, Saboviq tregon arsyet pse vendosi të garojë për Kosovë, e jo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trajneri i notit, Astrit Halili thotë se edhe pse Saboviq ndodhet në Kosovë, ai po stërvitet me një program të veçantë të një trajneri nga Amerika.

Fokusi i Adellit tashmë është 100 përqind te Kosova, edhe pse tregon se në moshë të re kishte mundësi të vendoste për t’i përfaqësuar SHBA-të.

Në Paris Lojërat Olimpike do të fillojnë më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025