Qytetarët e Luginës së Preshevës kërkojnë të trajtohen të barabartë, njësoj si serbët në Kosovë. Ata nuk shprehën optimistë për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, derisa kritikojnë politikanët shqiptarë që nuk po garojnë të bashkuar.
Qytetari nga Presheva, Sadik Miftari thotë se tash e më shumë se dy dekada nuk ka përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë.
Edhe Ramadan Ademi nga Presheva kërkon të drejta dhe trajtim të barabartë të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës sikurse serbët në Kosovë.
Qani Beqiri, banor i Rahovicës së Preshevës, thotë për KosovaPress se e ka shfrytëzuar të drejtën votës bashkë me familjarët e tij.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi garojnë të ndarë me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”. /Sh.Pajaziti
Deri në ora 14:00 në Preshevë votuan tetë për qind e qytetarëve - KosovaPress