Zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, BDI tregon numrin e komunave të fituara

Zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, BDI tregon numrin e komunave të fituara

Kryetari i BDI-së, Ali Ahemti në daljen e parë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë Veriore, ka bërë të ditur se kanë fituar në komunën e Strugës, Kërçovës, Dollnenit, Çairit, Bogovinës, Tearcës, Haraçinë.

Ai tha se presin rezultatet të mira edhe në Tetovë dhe Gostivar.


Ndërkohë, sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, në daljen për shtyp pranë shtabit të tyre, tha se udhëheqin në Tetovë me 5500 dhe hendeku mes tyre dhe BDI-së vijon të rritet. Ai paralajmëroi se edhe në Zhelinë kanë fituar bindshëm.

Sipas të dhënave të KSHZ-së deri në orën 20:10 në qytetin e Shkupit udhëheq kandidatja e pavarur Danella Arsovska me 60.02 për qind, kurse Petre Shilegov me 36.76 për qind.

Në komunën e Kërçovës nga 42 kuti të numëruara në 120 ose 35% e votave të hapura, udhëheq kandidati i BDI-së Fatmir Dehari me 53.02% kundrejt kandidatit të VMRO-së, Aleksandar Jovanovski me 44.60%. /AlsatM

Lexo edhe

Video

error: