Zgjedhjet komunale në Maqedoninë Veriore, Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë pozitive

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi.


Ai në një deklarim për media tha se zgjedhjet e sotme do të jenë kredibile dhe pret njësoj që të jetë edhe në raundin e dytë më 31 tetor.

“Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që deri në fund të procesit zgjedhor të mbetet kështu deri në orën 19:00, pas së cilës duhet të numërohen dhe të publikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Secili shtet serioz duhet të mbetet e mobilizuar deri në fund të procesit zgjedhor dhe presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta mbajmë kredibilitetin  e procesit zgjedhor”, tha ai.  

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: