Zgjedhjet e 17 tetorit, 10.638 aplikime për regjistrim nga diaspora

Zgjedhjet e 17 tetorit, 10.638 aplikime për regjistrim nga diaspora

Sipas të dhënave nga shërbimi votues, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës, ku afati për këtë periudhë përfundon sot.

Pas përfundimit të kësaj periudhe KQZ do të ketë një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.


Të gjithë aplikuesit të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore, janë njoftuar se duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës.

Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve.

Të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor.

Lexo edhe

Video