Zgjedhja e Qeverisë re, ASH e BDI-së përplasen ashpër në Kuvend

Zgjedhja e Qeverisë re, ASH e BDI-së përplasen ashpër në Kuvend

Gjatë debatit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, deputetja e ASH-së Ilire Dauti, ka akuzuar BDI-në për varfërimin e qytetarëve dhe largimin e përditshëm nga vendlindja.

Dauti iu përgjigj edhe akuzave të BDI-së për bashkëpunimin me Levicën.

“Flisni për kapital njerëzor, shkoni në stacionet e autobusëve nëpër qytete, e do e shihni se të gjithë qytetarët ikin pavarësisht moshës dhe profesioneve që i kanë. Ju na akuzoni neve për ‘Levicën’ a ju bashkëpunuat me ‘Levicën’ për të sjellë ligjin për Regjistrimin e popullsisë, ndërsa mua nuk më lejoni të kem qasje në të dhënat e regjistrimit. Dhe prandaj ne nuk kemi qasje dhe nuk e dimë se sa qytetar jetojnë në Maqedoninë Veriore”, tha deputetja Dauti.


Në replikë deputetja Vjollca Ademi nga BDI akuzoi opozitën shqiptare se nuk ka kredibilitet të kritikojë pushtetin.

“Nuk keni kredibilitet të flisni për kredibilitetin. Nga 80 mijë vota keni rënë në 40 mijë vota. Përpiqemi të kemi kuadrot më të mirë në institucionet. Po ashtu edhe Gruaja është e përfaqësuar në të gjitha sferat dhe institucionet në Maqedoninë Veriore”, tha deputetja Ademi.

Debati për Qeverinë e re do të vazhdojë deri në mesnatë./AlsatM

Lexo edhe

Video