Zëvendëskryeministri belg nuk di si ta vendosë maskën mbrojtëse

Zëvendëskryeministri belg nuk di si ta vendosë maskën mbrojtëse

Zëvendëskryeministri i Belgjikës patinjë situatë të sikletshme në vënien e maskës së fytyrës, çka nuk mundi dot t’u shpëtonte kthetrave të internetit.

Koen Geens, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, pasi mbaroi fjalën e tij sa i takon rëndësisë së respektimit të masave Covid-19, përfshirë këtu distancimin social, larjen e duarve dhe vënien e maskës, nuk po mundte dot ta vendoste këtë të fundit.

Kështu, videoja shkaktoi humor dhe shpërndarje të gjerë në rrjetet sociale. Në mbrojtje të tij doli shkrimtarja J.K. Rowling e cila ndër të tjera shkroi: “Nuk mund ta vë në lojë këtë njeri me ndërgjegje të plotë.”

Statusi i saj u shpërnda më pas edhe nga vetë Geens./tch/

Lexo edhe

error: