Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Zeneli me dhuratë për tifo grupin “Dardanët”

Zeneli me dhuratë për tifo grupin “Dardanët”

Para ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, sulmuesi anësor Arbër Zeneli ia ka bërë një dhuratë simbolike tifo grupit “Dardanët’.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ia ka dhuruar fanellën e tij “Dardanëve”, përcjell KosovaPress.


Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga lideri i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha.

Berisha bëri të ditur se fanella e Zenelit do të vendoset në selinë e tifo grupit të “Dardanëve”.

“Forca ZENELI. Forca KOSOVA. Fanella do të vendoset në fanclub, mos e kërkoni”, shkruante në postimin e Berishës.

Lexo edhe

Video

error: