Zeneli kthehet në fushën e lojës

Zeneli kthehet në fushën e lojës

Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, është kthyer sot për herë të parë pas tetë muajve në fushën e futbolli, duke luajtur për 45 minuta në një ndeshje të ekipit të dytë të Reims.

Futbollisti mitrovicas Arbër Zeneli luajti me ekipin e dytë për 45 minuta, në mënyrë që të kthehet në formë, pasi që ka qenë që një kohë të gjatë i lënduar dhe s’ka pasur mundësi të luajë.


Ai tani pritet të kthehet më 7 mars në ekipin e parë të Reims, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e mëdha të marsit për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

 

Lexo edhe

error: