Zemaj: Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe numrat nuk do të ulën

Zemaj: Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe numrat nuk do të ulën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen.


Zemaj ka shkruar në Facebook se numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

“Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena. Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: