Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Zemaj: Vaksina anti-COVID vjen në shkurt, nuk ka lirim të masave

Zemaj: Vaksina anti-COVID vjen në shkurt, nuk ka lirim të masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur optimist se dozat e para të vaksinës antiCOVID në Kosovë do të arrijnë në muajin shkurt.

Ai nuk paralajmëroi lirim të masave aktuale kundër përhapjes së pandemisë me koronavirus në vend dhe se ato do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

“Jemi duke punuar intensivisht. Tash kemi siguruar zinxhirin e ftohjes. Përgatitjet teknike janë në realizim. Janë miratuar dhe hartuar strategjia e imunizimit. Procesi i vaksinimit do të fillojë sipas dinamikës dhe sigurimit të saj, ashtu siç po pretendojmë jo vetëm ne, por edhe vendet e rajonit dhe vendet evropiane. Sigurisht”, tha ai.


Lidhur me tubimet e partive politike të cilat po shkelin masat antiCOVID, ministri Zemaj është shprehur se të gjithë duhet respektuar masat.

Ai tha se përkundër që ditëve të  fundit janë bërë testime rekorde, niveli i rasteve pozitive është i kënaqshëm, por shtoi se nuk do të ketë lirim të masave antiCOVID.

“Thirrja jonë për zbatim të masave është permanente edhe pse jemi në fushatë para elektorale dhe do të vijë edhe ajo zgjedhore. Kujdesi duhet të jetë nga të gjithë, duke filluar nga ata që ftojnë njerëzit e deri tek ata që shkojnë për t’u bërë pjesë e aktiviteteve publike. Distanca, higjiena dhe maskat janë obligative, numri i pjesëmarrësve duhet të jetë i kufizuar. Përtej çdo numri të lejuar duhet të ketë zbatim rigoroz të masave nga inspektoratet dhe policia. Kjo është thirrja jonë dhe ka ndëshkime. Sa i përket evaluimit të masave, këto ditë kemi pasur numrin rekord të testimeve. Pozitiviteti ka qenë i kënaqshëm, por nuk do t’ia lejojmë vetes komoditetin që të shkojmë përtej lirimit të ndonjë mase të caktuar që prish stabilitetin dhe të gjendjes pandemike, por edhe të rasteve spitalore”, tha Zemaj.

Ndryshe, një ditë më herët në Kosovë me koronavirus kanë rezultuar 301 qytetarë dhe 8 të vdekur. Rezultatet e 24 orëve të fundit do të publikohen nga IKSHPK sot, në ora 15:00.

Lexo edhe

Video

error: