Zemaj takim virtual me homologun izraelit, do të bisedojnë për të siguruar vaksinat antiCovid-19

Zemaj takim virtual me homologun izraelit, do të bisedojnë për të siguruar vaksinat antiCovid-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein. Takimi do të mbahet për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit për të siguruar vaksinat antiCOVID për Kosovën.


Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se takimi do të mbahet sot në ora 16:00 në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Izrael.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, z.Yuli Edelstein. Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës.  Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme”, thuhet në komunikatën për media nga MSh.

Lexo edhe

Video

error: