Zemaj rendit sukseset e institucioneve të sigurisë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka renditur tri suksese të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit,  tha se shtrirja e autoritetit të policisë në veri është në interes të vendit.


Sipas tij, lufta ndaj kontrabandës dhe arrestimet e policëve të korruptuar në kufij është për t’u vlerësuar, ndërkohë shtoi si rezultate pozitive edhe luftën kundër drogave në afërsi të shkollave.

“Sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit edhe neve na intereson shtrirja e autoritetit të policisë dhe gjitha institucioneve edhe në veri dhe kudo në Kosovë… E dyta si rezultate pozitive, ndoshta që është interes edhe mbrojtjes dhe të fëmijëve shihet që është lufta e mirë dhe pa kompromis kundër drogave… Unë e vlerësoj pozitivisht edhe me arrestimet në kufi, duke na mbrojtur nga hyrjet-daljet dhe kontrabanda e mallrave dhe materialeve tjera që ndikojnë negativisht në jetën tonë”, tha ai.

Krahas kësaj, Zemaj kritikoi edhe kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmanin për fokusimin e madh për agresionin rus në Ukrainë, për t’i mbuluar dështimet e tyre.

Lexo edhe

Video