Zemaj: Qeveria Kurti tregoi paaftësi për të menaxhuar situatën në Deçan

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës së helmimit në komunën e Deçanit.

Zemaj në Kuvendin e Kosovës deklaroi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi të ligjëroi në Greqi për Aristotelin, në vend që të shkoi në Deçan. Zemaj në deklarimet jashtë rendit të ditës tha se kjo tregon paaftësi për të udhëhequr më vendin.


“Kjo papërgjegjësi tregon paaftësi për të udhëhequr. Dashtë zoti mos të përsëriten situata të tilla sepse me këta njerëz, këta individ të dashuruar në vetveten, jo në qytetarin dhe të dashuruar në votën popullore, tregon se neglizhenca është një emërtim, paaftësi për të udhëhequr me vendin”, tha ai.

Ai ftoi qeverinë, siç tha t’i kthehet realitetet dhe jo të merret me tema boshe dhe populiste.

 “Ftoj qeverinë t’i kthehet realitetit, jo temat boshe dhe populiste, por të përballet me problemet që kanë qytetarët në Kosovë”, tha ai.

Lexo edhe

Video