Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Zemaj përshëndet shkarkimin e Sejdiut, paralajmëron veprime të tjera

Zemaj përshëndet shkarkimin e Sejdiut, paralajmëron veprime të tjera

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përshëndetur shkarkimin e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, derisa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërmerren veprime të tjera konkrete për të qartësuar situatën e krijuar pas vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive.

Megjithatë në konferencën për media të së martës, ministri i Shëndetësisë, tha se ende nuk ka pranuar asnjë raport zyrtarë nga Prokuroria për këtë.

“Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me veprime konkrete për të vënë drejtësi dhe qartësuar situatën e krijuar. Ne do të jemi transparentë dhe do të kërkojmë transparencë të plotë në mënyrë që të mos krijohen paqartësi tek qytetarët tanë. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete”, tha ai.

Krahas kësajm ai tha se ka kërkuar raporte shtesë nga të gjitha hallkat përgjegjëse në QKUK.

“Si ministër i Shëndetësisë në kuadër të kompetencave që më takojnë kam kërkuar raport nga të gjitha hallkat përgjegjëse për rastin që ka ndodhur në Klinikën Infektive. Gjithashtu me organet e drejtësisë jemi në koordinim të plotë. Asnjëherë nuk duhet të ngutemi me deklarime politike për këtë situatë… Unë nuk përzihem në punën e prokurorisë është punë e tyre, ajo çfarë kërkojë është që ata sa më shpejtë të dalin me raport konkret të informojnë ministrinë dhe shërbimin spitalor që të jemi të informuar në detaje a ka ndonjë element të veprës penale. Ende nuk kemi marrë asnjë raport dhe kërkoj që të kemi sa më shpejtë”, tha ai.


Derisa theksoi se çdo person që ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Çdo person që ka pësuar me fatalitet ka pas edhe sëmundje të tjera përcjellëse”, u shpreh Zemaj.

I pyetur për emërimin e infektologut, Valbon Krasniqi si ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK, ani pse ka qenë pjesë e LDK-së, Zemaj tha se atij i intereson vetëm që zgjedhja e tij të jenë në bazë të ligjit.

“Është e drejtë e çdo njërit që të garojë edhe të jetë i zgjedhur, por mua më intereson se vetëm zgjedhja e tij të jetë konform ligjit. Të mos ketë shkelje ligjore dhe mbi të gjitha të ketë etikë profesionale”, tha ai.

Të hënën kanë rezultuar 195 raste rë reja pozitive me Covid 19.

Lexo edhe

Video

error: