Zemaj për masat anti-COVID: Kurti një politikan akrobat me një qeveri akrobate

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për menaxhimin me pandeminë dhe masat anti-COVID që ka vendosur. Ai tha se kjo qeveri është e paaftë dhe kryeministri, Albin Kurti bashkë me kabinetin e tij janë akrobat.

Duke iu referuar masave të fundit të vendosura për parandalim të përhapjes së koronavirusit për hyrjen në Kosovë, Zemaj tha se për këtë masë do të këndohet “Kush i mashtroi dhe largoi shqiptarët, i pari Albin akrobati e jo magjistari”.

Zemaj u shpreh se si rezultat i menaxhimit ‘online’ të pandemisë atëherë kemi rritje të rasteve brenda muajit për 30 mijë.

“Afër 30 mijë raste me COVID vetëm gjatë këtij muaji. Vetëm dje kemi mbi 4 mijë raste, ky është epilogu mujor i paaftësisë qeverisëse, ky është rezultati i menaxhimit ‘online’ të pandemisë të cilën e pati  proklamuar qeveria thuajse pandemia është përhapur ‘online’. Mbase në të njëjtën mënyrë e ka menaxhuar edhe gripin sezonal. Ky është rezultati i qeverisjes së paaftë e cila profesionistët shëndetësor edhe dje vazhdoi t’i trajtojë me lëmosh, e cila nxjerrë masa jo adekuate në shpërputhje me situatën si dhe shpreh mungesë konsistence në parandalimin dhe luftimin e  përhapjes së virusit. I neglizhon testimet masive, vaksinimin masiv, kujdes fare në shkolla, me theks të veçantë krijon mungesa të testimit dhe kujdesit të vaksinimit në shkolla për fëmijët tanë”, tha ai.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se arroganca, propaganda dhe mosveprimi që po tregon kjo qeveri janë tipare të paaftësisë për të qeverisur.


Tutje ai vazhdoi duke përfolur deklaratën e kryeministri Kurti i cili tha se nuk është magjistar, e Zemaj iu drejtua duke thënë se është politikan akrobat me një qeveri akrobate.

“Kryeministri del së fundmi dhe thotë se ‘nuk jam magjistar’, por kush i jepi zor që të mashtronte se ishte një i tillë, ndërsa sot po iu thotë qytetarëve që po fantazojnë praktikisht po i bënë qytetarët fajtorë që kanë besuar në mashtrimin e vet, që e ka plasuar. Sa na përket neve, edhe atëherë edhe sot e kemi ditur se magjistar nuk është por një politikan akrobat me një qeveri akrobate i cili dhe të cilët  i ikën thelbit të çdo problemi që i kanoset vendi. Ndërkaq me veprimet e tyre duket se është magjistar politik të cilit nuk i ka humbur shkopi magjik por rruga në oborr”, tha ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar edhe masën e vendosur që në Kosovë të hyjnë qytetarët nga vendet tjera duke pas tri dozat e vaksinës apo dy doza dhe testin PCR.

Madje ai tha se për shkak të kësaj mase do të këndohet këngaKush i mashtroi dhe largoi shqiptarët i pari Albin akrobati e jo magjistari”.

“Kush i mashtroi dhe largoi shqiptarët i pari Albin akrobati e jo magjistari, dikur vetëm sa për të marr votën bëhej kinse  kërkonte bashkim kombëtar të cilin edhe e premtonte, ndërsa kur erdhi në pushtet  tha se nuk po e lejon Kushtetuta e cila ishte e njëjta edhe sa ishit në opozitë pra mashtruat për të marr votën, mirëpo të largosh shqiptarët nga njëri-tjetri kush po iu obligon Kushtetuta nuk e parasheh një akt të tillë”, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Mbi 28 mijë raste aktive me COVID-19Gjashtë të vdekur dhe 3917 raste pozitive me COVID-19Nagavci: 6684 nxënës dhe 1489 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19IKShPK: Omicron është aq ngjitës sa mund të rrisë hospitalizimetKurti: Rritja e rasteve është e pashmangshme, qëllimi i masave është ngadalësimi i rritjesDështojnë të miratohen rekomandimet e opozitës për rishqyrtim të masave kufizueseMurati e Haxhiu përplasen për maskat antiCOVID në KuvendMurati: Buxheti për shëndetësi është më i madh se vitet paraprake​Deputetja e PDK-së: Qytetarët në gjendje të rëndë, presidentja Osmani po heshtëHoti kritikon qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminëIKShPK: Omicron është aq ngjitës sa mund të rrisë hospitalizimetKurti përplaset me opozitën për masat e reja antiCOVIDMinistri Latifi: 130 mjekë e 160 infermierë janë të infektuar me COVID-19Haxhiu: Të rishikohen masat anti-COVID, u tentua të kamuflohet me shifraKrasniqi: Edhe ky variant e gjeti qeverinë në befasi, kemi rritje të rasteve për 36 mijë për qindDreshaj: Shkurtimi i orarit të gastronomisë i kontribuon më tepër uljes së harxhimeve të energjisë sesa menaxhimit të pandemisëKollçaku thotë se kundërshtimet e opozitës lidhur me menaxhimin e pandemisë janë me tendencë politikeZemaj për masat anti-COVID: Kurti një politikan akrobat me një qeveri akrobate […]

Komentet janë të mbyllura.