Zemaj: Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore

Zemaj: Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19, të cilat vinë jo nga dëshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese.

Ai ka shkruar në Facebook se në mbikëqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

Postimi i plotë i Zemajt:

Të dashur qytetarë,

Sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19. Jo nga deshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese. Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore. Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

 


MASAT PARANDALUESE: Për të parandaluar virusin është vendosur që të ndalohet lëvizja në disa komuna gjatë orarit të caktuar, reduktim të numrin të të punësuarve në institucione, reduktim të shërbimeve shëndetësore jo esenciale në institucione shëndetësore, krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione, licencim të institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për Covid-19, blerje të 100,000 testeve virologjike, 500,000 vaksinave të gripit sezonal, porosi të vaksinës eventuale kundër Covid-19, blerje të 7 aparateve për testim, sigurim të terapive të Covid-19, pagesë dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, etj.

Ministria e Shëndetësisë ka përgaditur “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me Covid-19” që do të zbatohet menjëherë.

 

KAPACITETET: Institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore për të trajtuar rastet me Covid-19, do të riorganizohen klinikat në SHSKUK-së, do të krijohen kapacitetet shtesë me shtretër në spitalet rajonale, në institucionet private shëndetësore do të krijohen kapacitete shtesë më shtretër, do të riorganizohet dhe rritet personeli mjekësor shëndetësor, mobilizimi stafit mjekësor në nivel vendi, në veçanti shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet Covid-19.

 

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!

Lexo edhe

Video

error: