Zemaj kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

Zemaj kërkon dorëheqjen e ministrit Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, në kohën kur vendi po përballet me rritje enorme të rasteve të reja me sëmundjen infektuese COVID-19.

“Situata është alarmante! Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, shkruan Zermaj në Facebook.


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë një konferencë për media sonte në orën 19:30, ku pritet të kumtojë masat e reja si pjesë e luftës për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektuese, si pasojë e së cilës aktualisht në vendin tonë janë të prekur më shumë se 10 mijë persona.

Ndryshe, deri më tash në Kosovë janë administruar 620.935 vaksina antiCOVID, prej tyre dy doza kanë marrë 215.195 qytetarë, ndërsa një dozë 190.545. Vetëm gjatë të martës janë administruar 18.685 doza.

Lexo edhe

Video

error: