Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Zemaj fton nxënësit dhe mësimdhënësit të respektojnë masat anti-covid

Zemaj fton nxënësit dhe mësimdhënësit të respektojnë masat anti-covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, ka ftuar prindërit, nxënësit dhe personelin arsimor që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat anti Covid, duke vazhduar ta ruajnë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.


Zemaj ka shkruar në Facebook se edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë.

“Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor, me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses. Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve. Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit. Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: