Zemaj fajëson Qeverinë Kurti për eskalimin e gjendjes pandemike

Zemaj fajëson Qeverinë Kurti për eskalimin e gjendjes pandemike

Ish- ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për joseriozitet karshi gjendjes me pandeminë COVID-19. Zemaj për eskalimin e situatës pandemike ka fajësuar Qeverinë, duke thënë se injoroi rekomandimet e IKSHPK-së, por edhe të opozitës për rrezikun nga varianti Delta.


“Qasja e Qeverisë ndaj pandemisë ka qenë joserioze, qytetarët janë liruar plotësisht. Fati i mirë është që kjo pjesë e rritjes së numrit të rasteve në këtë fatkeqësi është se në këtë fazë është koha e mirë dhe shumë qytetarë lëvizin jashtë objekteve të mbyllura, se përndryshe do të kishim një katastrofë humanitare në këto dy javë për shkak të shpërndarjes së madhe të numrit të infeksionit”, tha ai.

“Mbi të gjitha nuk ka as respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së, për të cilën mendoj se paralajmërimet kanë qenë profesionale, ligjore dhe kushtetuese duke e paralajmëruar MSh-në që të ndërmarrin masa. Kishim disa masa por ishin puro politike dhe kjo bëri që brenda 1 muaj situata të del jashtë kontrollit”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjin.

Lexo edhe

Video

error: