Zemaj: Bordi i ShSKUK-së ka ndërhyrë në mënyrë eklantante në zgjedhjen e drejtorëve të klinikave
Lexohet për: 1 min.
komisioni
2 vite më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se bordi i ShSKUK-së nuk po kërkon mbrojtje për mjekët dhe infermierët.

Derisa ka komentuar vendosjen e çipave për personelin shëndetësor, ai tha se kjo bëhet vetëm për njerëzit e liruar me kusht.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku-Mullhaxha ka reaguar duke thënë që të mos spekulohet dhe që Zemaj mos të marrë kohën e gjithë anatarëve.

Ky i fundit i tha se nuk është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ku flitet me "digitrona".

"Bordi ka ndërhyrë në mënyrë eklantante në zgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Problemi tjetër që ka ndodhur është vërshimi i ujit në Onkologji. Duket që edhe ministri i MSh-së është njoftuar një javë më pas", tha Zemaj.

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi tha se kanë bashkëpunim me ministrin e shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024