Zemaj apel qytetarëve: Ndryshoni sjelljen e deritashme – duam rezultate tjera

Zemaj apel qytetarëve: Ndryshoni sjelljen e deritashme – duam rezultate tjera

Situata me koronavirus në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese në kohën kur vendi ka hyrë në muajin e tetë që nga shpërthimi i rastit të parë në mesin  e muajit mars.

707 raste të reja dhe 10 viktima u shënuan në 24 orët e fundit sipas të dhënave më të fundit të IKSHPK-së nga rezultatet në terren, duke bërë kështu që trendi i rritjes së shifrave ditore të vazhdojë të mbetet në nivel shqetësues.

E kjo gjendje ka shtyrë të parin e Shëndetësisë që t’u bëjë serish thirrje qytetarëve të vendit duke i përkujtuar ata se për parandalimin e përhapjes së virusit duhet që të respektojnë masat e që kanë të bëjnë me mbajtjen e distancës sociale, ruajtjen e higjienës dhe bartjen e domosdoshme të maskave.


Armend Zemaj gjatë një vizite sonte në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan ka kërkuar nga personeli shëndetësor të vazhdojë të bëjë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, me qëllim të pengimit të përhapjes dhe luftimit të kësaj sëmundje të rrezikshme që tashmë ka prekur çdo cep të botës.

“Përgëzoj menaxhmentin dhe personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, për përkushtimin dhe punën që bëhet këtu, për qytetarët tanë. Mos u ndalni, ju lumtë! Virusi vdekjeprurës do ndalur. Me maskë, distancë dhe higjienë, aktualisht s’kemi rrugë tjetër. Kërkoj nga qytetarët të ndryshojnë sjelljet e deritashme, sepse, duam rezultate tjera. Bashkë ia dalim”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjilan u konfirmuan 19 raste të reja pozitive me COVID-19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitivë me COVID-19 dhe në vetizolim janë 8 mjekë.

Lexo edhe

Video

error: