Zemaj akuzon Qeverinë Kurti se u dha pasqyrë qytetarëve se pandemia ka përfunduar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka dhënë pasqyrë se pandemia ka përfunduar në Kosovë. Ai tha se kjo qeveri u ka dhënë lirinë qytetarëve se nuk ka virus në Kosovë për shkak të qeverisë së re dhe menaxhimit të pandemisë.

Zemaj tha se me rritjen e numrit të rasteve të reja, tregohet se situata është alarmante dhe se duhet që qeveria t’i rikthehet punës për ta menaxhuar këtë situatë.


“E kemi thënë mos i largoni infermierët, mos i largoni inspektorët sanitarë, mos i ndalni shtesat mjekëve, mos bëni veprime të cilat ju jepni atë pasqyrën se pandemia ka përfunduar në Kosovë. Ju e keni bërë këtë, ky është gabimi më i madh që njerëzve ua keni dhënë lirinë që nuk ka virus në Kosovë për shkak të Qeverisë së re dhe menaxhimit të situatës pandemike. Ky është ndëshkimi dhe gabimi politik, strategjik, menaxherial. Riktheni njerëzit për të menaxhuar rastet spitalore, riktheni mbështetjen  për stafin mbështetës dhe stafin profesional shëndetësor, riktheni inspektorët për mbikëqyrjen e masave të liruar pa asnjë lloj analize dhe pjesa tjetër që ndërlidhet me vaksinën. Keni menduar që me vaksinimin e kryeministrit do të ngarejnë edhe 50.20 përqind të popullatës të presin në rend për vaksinim, i keni mbyllur dyert edhe të shtunën dhe të dielën, kjo është fatkeqësi, kjo është keqmenaxhim. Andaj duhet të reflektim tjetër”, tha ai.

Ai ka ftuar qeverinë që t’i rikthehet punës për eliminimin e pandemisë COVID-19, derisa ka përmendur gjuhën që deputetët e LVV-së kanë përdorur gjatë kohës sa ishin në opozitë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Zemaj akuzon Qeverinë Kurti se u dha pasqyrë qytetarëve se pandemia ka përfunduar ​Tahiri kërkon masa shtesë për ta luftuar pandeminë COVID-19 ​Kusari: I vetmi parandalim për të mos shkuar në një mbyllje është vaksinimi ​Alarmante, një i vdekur dhe 888 raste të reja me COVID ​Miratohen rekomandimet lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A. ​Dështon miratimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë tregtare […]

  • […] mbyllje është vaksinimi Tahiri: Qeveria ka dështuar në planin operacional të vaksinimit Zemaj akuzon Qeverinë Kurti se u dha pasqyrë qytetarëve se pandemia ka përfunduar ​Tahiri kërkon masa shtesë për ta luftuar pandeminë COVID-19 ​Alarmante, një i vdekur […]

Komentet janë të mbyllura.

error: