Zelensky: Vizita e Ramës dhe Abazoviq, mbështetje për popullin ukrainas

Zelensky: Vizita e Ramës dhe Abazoviq, mbështetje për popullin ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka quajtur vizitën e sotme të kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez Dritan Abazoviq në Kiev si një shfaqje të rëndësishme të mbështetjes për popullin ukrainas.

Në një postim në Facebook, Zelensky ka publikuar pamje nga takimi me dy liderët.

“Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për popullin tonë. Sot takohem me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq”, shkroi ai.


Rama dhe Abazoviq ndodhen për vizitë në Ukrainë me ftesë të presidentit Volodomyr Zelensky.

Ata gjatë ditës kanë vizituar zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, dhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë shqiptare në Ukrainë që prej nisjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Shqipëria ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Lexo edhe

Video