Zelensky apelon misionet diplomatike të kthehen në Kiev: Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj

Zelensky apelon misionet diplomatike të kthehen në Kiev: Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë misione diplomatike dhe ambasada që të kthehen në Kiev, derisa falënderoi Turqinë dhe Lituaninë për kthimin.

Presidenti ukrainas u tha misioneve diplomatike të huaja në Kiev se ky është një “sinjal për Rusinë se Kievi është i yni”, raporton CNN.

“Ambasadat po kthehen në Kiev,” tha ai, përpara se të falënderonte ata që tashmë janë kthyer.


“Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj, edhe në nivelin e simboleve dhe gjesteve diplomatike. Ju lutemi të ktheheni, të gjithë ju që jeni të guximshëm, ju lutemi kthehuni në kryeqytetin tonë dhe vazhdoni të punoni”, tha presidenti ukrainas.

Ai shtoi se trupat ruse po bëhen më aktive në Donbas dhe se ukrainasit do të luftojnë me guxim.

“Ky është kryeqyteti – ky nuk është një qytet provincial nga Rusia, por ky është qyteti ynë,” tha Zelensky.

Lexo edhe

Video