Zelensky shkarkon shefin e Inteligjencës së Ukrainës dhe prokuroren e Përgjithshme

Zelensky shkarkon shefin e Inteligjencës së Ukrainës dhe prokuroren e Përgjithshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një rezolutë në parlamentin e vendit për të shkarkuar kreun e Agjencisë së Inteligjencës së Ukrainës SBU, Ivan Bakanov. Ndërkohë që ka vendosur të emërojë gjeneral brigade, Vasil Malyuk për të ushtruar detyrën e shefit të shërbimeve të sigurisë së vendit.

Ai ka pezulluar Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Vendiktova, duke përmendur shumë raste të tradhtisë në dy organizatat e fuqishme, raporton BBC.

Ai tha se më shumë se 60 ish-punonjës tani po punonin kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia.


Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, shtoi ai.

Zyrtarët, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë komentuar.

Në një fjalim video të dielën vonë, Zelensky tha se “një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët përkatës [të dy organizatave]”.

“Secila nga këto pyetje do të marrë një përgjigje të duhur”, shtoi presidenti ukrainas.

Lexo edhe

Video