Zelensky, rusëve: Do të vriteni një nga një derisa Putin të jetë në pushtet

Zelensky, rusëve: Do të vriteni një nga një derisa Putin të jetë në pushtet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sonte në një mesazh për rusët se ata do të vriten një nga një derisa presidenti rus Vladimir Putin të jetë në pushtet, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

“Derisa të zgjidhni të gjithë problemin se kush filloi gjithçka, kush e filloi këtë luftë të pakuptimtë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, sepse nuk e pranoni se kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha Zelensky.


Presidenti ukrainas shtoi se së shpejti ushtria, e cila nga sot kontrollon qytetin e Limanit në rajonin e Doniesk-ut të kontrolluar nga Rusia, do të pushtojë edhe qytete të tjera të zonës.

“Gjatë javës, flamuj të rinj ukrainas fluturuan mbi Donbass. Javën e ardhshme do të ketë edhe më shumë”, tha Zelensky.

Lexo edhe

Video