Zelensky: Raketat do të flasin vetë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Zelensky: Raketat do të flasin vetë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi se raketat do të "flasin vetë", pas raportimeve se SHBA-ja  i ka dhënë leje Kievit zyrtar për të nisur sulme raketore me rreze të gjata veprimi në thellësi të Rusisë.

“Sot shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura. Por goditjet nuk jepen me fjalë. Nuk lajmërohen gjëra të tilla. Raketat do të flasin vetë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Mediat britanike raportuan se administrata Joe Biden kishte hequr kufizimet që më parë kishin penguar Ukrainën të përdorte armët amerikane për të nisur sulme thellë në territorin rus.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin, thanë sot se ishte një ndryshim i rëndësishëm i politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi.

Lëvizja e Uashingtonit zyrtar, pak më shumë se dy muaj përpara se presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump të merr detyrën në janar 2025, vjen pas disa muajsh kërkesash nga Zelensky për të lejuar ushtrinë ukrainase të përdorë armët amerikane për sulme me rreze të gjata në territorin rus.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi më herët se një vendim i tillë do të nënkuptonte se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski në X, mirëpriti vendimin e SHBA-së, duke thënë se “hyrjes së trupave të Koresë së Veriut në luftë dhe sulmit masiv me raketa ruse, presidenti Biden iu përgjigj në një gjuhë që Putin e kupton”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025