Zelensky: Do t'i paraqes SHBA-së planin se si mund t’i jepet fund luftës
Lexohet për: 1 min.
Zelensky: Biseda mes Scholz e Putin hap kutinë e Pandorës
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do t'i paraqesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një plan se si mund t’i jepet fund luftës me Rusinë.

Duke folur në një konferencë për mediat në kuadër të ditës së pavarësisë së Ukrainës e cila ishte të shtunën, Zelensky tha se do t'ua prezantojë planin kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe Presidentit aktual Joe Biden.

Sipas Zelensky-t, plani do të përfshijë hapa konkretë në frontet diplomatike dhe ekonomike, veçmas nga inkursioni i Ukrainës në Kursk, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e një strategjie për ta shtyrë Moskën të fillojë bisedimet për paqe.

Gjithashtu, Zelensky tha në konferencën për shtyp në Kiev se Ukraina kishte kryer testin e saj të parë të një rakete balistike të prodhimit vendas, përktheu ATSH nga BBC, transmeton KosovaPress.

Ukraina ka përdorur tashmë disa raketa balistike kundër Rusisë që janë siguruar nga SHBA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024