Zelanda e Re zgjat bllokimin kombëtar

Zelanda e Re zgjat bllokimin kombëtar

​Zelanda e Re ka vendosur zgjatjen e bllokimit të saj kombëtar deri më 31 gusht, për të frenuar përhapjen e rasteve COVID-19 të lidhura me variantin Delta.

Kjo masë do të mbetet në fuqi më gjatë në Okland, epiqendra e epidemisë.

Bllokimi kombëtar është tashmë në fuqi që nga 17 gushti.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ka gjasa se epidemia do të arrijë kulmin së shpejti, nëse bllokimi mbetet në fuqi.


“Së shpejti duhet të arrijmë një pllajë përsa i përket numrit të rasteve”, tha Ardern, raporton ATSh.

“Puna jonë është të vazhdojmë të punojmë shumë, në mënyrë që të përkulim dhe pastaj të rrafshojmë kurbën e infeksionit”, shtoi kreu i qeverisë.

Ajo tha se Oklandi dhe rajoni fqinj i Northland do të duhet të qëndrojnë të bllokuar edhe për të paktën dy javë të tjera.

Arkipelagu synon të ndjekë strategjinë e tij “zero Covid”, ndërsa përhapja e variantit Delta, shumë më ngjitës, po minon efektivitetin e një politike që deri më tani ka qenë e suksesshme.

Lexo edhe

Video

error: