Zeka: Kush kërkon mosrespektim të vendimit të Kushtetueses, dëshiron vëllavrasje në Kosovë

Zeka: Kush kërkon mosrespektim të vendimit të Kushtetueses, dëshiron vëllavrasje në Kosovë

Ish-deputeti Milaim Zeka ka thënë se nëse dikush dëshiron dhe e thotë që mos të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me mandatimin e partisë së dytë për ta formuar Qeverinë, dëshiron të ketë luftë të vëllavrasjes në Kosovë.

Ai në RTK-ka thënë se logjika e eksperteve kushtetues që thonë se vetëm partia e parë mund të bëjë qeverinë, është që nëse VV merr votat për 51 deputetë dhe nuk arrin të bëjë koalicion për 61 deputetë, atëherë menjëherë sërish duhet të shkohet në zgjedhje dhe serish zgjedhje e zgjedhje, derisa VV ti ketë 61 deputetë.


Sipas tij, Vjosa Osmani i ka urdhëruar administratën e Kuvendit që të punojnë vetëm deri në ora 14:00 dhe në ditën kur LDK ka shkuar në Kuvend për të dorëzuar kërkesën për seancë, atyre iu ka thënë se nuk ka mundësi të protokollohet.

Ai shtoi se me këtë veprim Vjosa Osmani ia ka mundësuar VV-së për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe ka bërë puç brenda Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: