Zëdhënësja e KE-së: Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është vonuar

Zëdhënësja e KE-së: Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është vonuar

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Anitta Hipper është deklaruar lidhur mbi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke komentuar në Twitter takimin e sotëm të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës dhe komisionares për Punë të Brendshme Ylva Johansson, zyrtarja e KE-së ka theksuar se vendimi për heqjen e vizave është i vonuar.


“Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i vonuar”, ka shkruar Hipper.

Ndryshe, ministri Sveçla ka takuar në Bruksel komisionaren evropiane për Punë të Brendshme, të cilën e ka falënderuar për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.

Komisionarja Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Video