Të martën është zbuluar shtatorja e heroinës së kombit, Fetnete Ramosaj në Kompleksin Kulturor në Deçan, me ç’rast kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, theksoi se Fetnete Ramosaj bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së.
"Bashkëluftëtarja Fetnete Ramosaj, përmes veprave të saj siguroi që koha mos ta ndalë kujtesën për luftën tonë të lavdishme. Ajo bëri luftë të dyfishtë, në front dhe si kroniste, duke dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së, dhe duke e përjetësuar luftën çlirimtare dhe mbajtjen gjallë idealin e lirisë ndër breza", ka thënë Haradinaj.
"Në nderim të veprës dhe angazhimit jetësor ndaj Atdheut, sot në Deçan, bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe shumë bashkëluftëtarë bëmë zbulimin e shtatores së Heroinës së Kombit, Fetnete Ramosaj.Përjetë falënderues dhe mirënjohës ndaj Heroinës, Fetnete Ramosaj!", është shprehur Haradinaj në Facebook.
Gjatë ditës është mbajtur edhe një tryezë shkencore për jetën dhe veprën e heroinës Fetnete Ramosaj.