Zbulohet rrjeti që falsifikonte certifikatat COVID-19 në Francë

Zbulohet rrjeti që falsifikonte certifikatat COVID-19 në Francë

Policia franceze arrestoi një rrjet kriminal që dyshohet se gjeneroi mbi 62 mijë certifikata të rreme vaksinash.

“Hetimet nga një njësi e posaçme kundër krimit kibernetik çuan në arrestimin e pesë personave në Poitiers dhe Lyon”, raportoi France Info duke cituar burime të policisë, përcjell atsh.


Tre të dyshuar të moshës 22-29 vjeç akuzohen për shkelje të të dhënave nga 35 mjekë dhe gjenerim të provave të rreme të vaksinimit kundër koronavirusit, ku më pas ato do të shiteshin drejtpërdrejt dhe nëpërmjet ndërmjetësve.

Mashtrimi u zbulua gjithashtu pas sugjerimeve të një kompanie sigurimesh shëndetësore që hasi në mijëra vaksinime të supozuara nga një infermiere e vetme, e cila i kishte shënuar në dokumentacion, por nuk ishte e përfshirë fare në fushatën e vaksinimit.

Qeveria franceze kohët e fundit vlerësoi se kishte rreth 200 mijë certifikata të rreme vaksinash në qarkullim në vend.

Lexo edhe

Video