Zbulohet rasti i parë me koronavirus

Zbulohet rasti i parë me koronavirus

Zbulohet personi i parë në Gjermani me koronavirus.

”Personi në fjalë u infektua nga një vizitore kineze në kompaninë e tij”, deklaruan sot autoritetet shëndetësore në Bavari.

Burimet deklaruan se një kineze kishte vizituar kompaninë gjermane ”Webasto” në Bavari për një trajnim.


Virusi i përket së njëjtës familje me koronavirusin që shpërtheu në Wuhan dhe është shpërndarë në të paktën 12 shtete dhe në katër kontinente.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), deklaroi se ka qenë në dijeni të vetëm një rasti në Vietnam, të përhapjes së virusit nga personi në personi.

Në një deklaratë nga zyra bavareze për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (LGL), u tha se pacienti gjerman është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./atsh

 

Lexo edhe

Video