Zbulohet pllaka përkujtimore e Shasivar Makollit, çmohet kontributi për çështjen kombëtare

Sot, për nder të atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli, në shtëpinë e tij, në Kodrën e Trimave në Prishtinë u zbulua pllaka përkujtimore. Me këtë rast, u vlerësua kontributi i tij dhe i familjes së tij për çështjen kombëtare. Shasivar Makolli u cilësua si figurë emblematike.

Veprimtari dhe një nga drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ali Ahmeti u shpreh se sot kujtohet bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i kohërave më të vështira që ka përjetuar kombi shqiptar.

Në ceremoninë e organizuar nga Shoqata “Lëvizja”, Ahmeti tha se familja Makolli ka qenë vatër e Lëvizjes Popullore.

Ndërsa, djali i veprimtarit, Adem Demaçi, Shqiptari tha se familja Makolli ka qenë bujare.


Ndërkaq, publicisti Bardhyl Mahmuti, i cili ka qenë edhe veprimtar së bashku me Shasivarin për më shumë se 35 vjet, u shpreh se figura e Shasivar Makollit është një figurë emblematike, pasi së bashku me familjen kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.

Kurse, bashkëluftëtari i Muharrem Rama kujtoi një rast të vitit 1999, ku ai së bashku me disa ushtarë të tjerë dhe Shasivar Makollin janë gjendur në një pozicion të vështirë, ku Shasivari u kishte thënë të vazhdonin ata sepse ai do t’i mbronte.

Përndryshe, para ceremonisë, të pranishmit kanë vendosur edhe kurora lulesh te varri i veprimtarit Shasivar Makolli.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shasivar Makolli ka vdekur në vitin 2016./KosovaPress

Video