E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe dheu në Grenlandë në shtatorin e vitit të kaluar, duke shkaktuar një mega-cunami prej rreth 200 metrash. Pastaj ndodhi diçka e pashpjegueshme - planeti ynë u trondit nga një dridhje misterioze për 9 ditë.
Dhjetëra shkencëtarë në mbarë botën u përpoqën të zbulonin se çfarë ndodhi. Tani ata kanë dalë me një përgjigje dhe paralajmërojnë se Arktiku po hyn në "ujërat e pa eksploruara" për shkak të ndryshimeve klimatike.“Në fakt, nuk ishte orkestra e pasur me nota të larta dhe gjëmime që mund të prisnit nga një tërmet, por më shumë një zhurmë monotone. Sinjalet e tërmetit zgjasin për disa minuta, dhe ky zgjati për nëntë ditë. Ne ishim të hutuar, nuk kishim parë kurrë diçka të tillë më parë,” tha për CNN sizmologu Stephen Hicks nga Kolegji universitar në Londër.
"Ekziston një i ashtuquajtur rrezik kaskadë, dhe gjithçka filloi me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit," tha sizmologu danez Kristian Svennevig.
Në rrëzë të një mali të madh që ngrihet 1200 metra mbi Fjordin Dikson, ndodhet një akullnajë që ka vite që po shkrihet ngadalë.
Fenomeni i referohet lëvizjes ritmike të valës në një hapësirë të mbyllur, si kur uji lëviz përpara dhe mbrapa në një vaskë ose filxhan. Edhe pse ne e dinim tashmë për këtë fenomen, shkencëtarët nuk e dinin se ai mund të zgjasë kaq gjatë.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua gjatë mega-cunamit, megjithëse shkatërroi trashëgiminë kulturore shekullore dhe dëmtoi një bazë të zbrazët ushtarake. Por kjo është një zonë në itinerarin e anijeve turistike dhe nëse ndonjë prej tyre do të kishte qenë aty në kohën e cunamit, do të kishte pasoja katastrofike.
"Grenlanda Lindore nuk ka pasur kurrë më parë rrëshqitje dheu dhe cunami si ky," tha Svennevig. Ndërsa Arktiku ngrohet, mega-cunami mund të ndodhë më shpesh. Në qershor 2017, katër persona humbën jetën nga cunami në veriperëndim të Grenlandës.
Hulumtimi “Një cunami i krijuar nga rrëshqitja e gurëve në një fjord të Grenlandës ra në Tokë për 9 ditë” u botua në revistën Science.