Zbulohet lista e ngushtë e UEFA-s për Lojtarin e Vitit të sezonit 2021/22

Zbulohet lista e ngushtë e UEFA-s për Lojtarin e Vitit të sezonit 2021/22

UEFA ka zbuluar listën e tyre të ngushtë me tre lojtarë për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj për sezonin 2021/22.

Karim Benzema dhe Thibaut Courtois janë nominuar për rolin e tyre në fitoren e dy trofeve të Real Madridit, ndërsa bashkëlojtari i këtij të fundit te Belgjika, Kevin De Bruyne është gjithashtu në listë pas një viti të suksesshëm me Manchester Cityn.

Benzema shënoi 44 gola në vetëm 46 ndeshje, duke përfshirë disa gola tejet të rëndësishëm në rrugën e “Galaktikëve” drejt trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve, ku tani konsiderohet gjerësisht si favorit për të fituar Topin e Artë të këtij viti, përcjell KosovaPress.

Courtois heshti shumë kritikë, madje fjalë për fjalë e tha këtë vetë në një konferencë për media, ku edhe u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren finale të Ligës së Kampionëve në maj ndaj Liverpoolit, pasi që kishte bërë një sërë pritjesh të pabesueshme për t’ia mohuar triumfin gjigantit anglez.

Në anën tjetër, De Bruyne shënoi 15 gola dhe regjistroi tetë asistime ndërsa Manchester City ruajti titullin e tyre në Premier Ligë, ndërsa ai ishte gjithashtu një komponent kyç në garën e tyre për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Nuk ka vend në listën e ngushtë për Mohamed Salah, i cili fitoi Këpucën e Artë të Premier Ligës, çmimin Playmaker, PFA Lojtari i Vitit për Lojtarët, dhe Futbollisti i Vitit FWA.

Çmimi Lojtari i Vitit për meshkuj vlerësohet në bazë të paraqitjeve në të gjitha garat dhe jo vetëm në turnetë e UEFA-s.

Çmimi votohet nga trajnerët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, si dhe një grup i përzgjedhur gazetarësh.

Një listë e ngushtë prej 15 lojtarësh u zvogëlua më pas në tre të fundit. Fituesi do të zbulohet në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve më 25 gusht.

Lojtari aktual më i mirë i vitit për meshkuj është Jorginho, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 2020/21 me Chelsean dhe Kampionatin Evropian Euro 2020 me Italinë.

Lexo edhe

Video